Muzikë dhe festë në edicionin e 5-të të Autostarda Biennale!

Jemi të emocionuar që të ndajmë gëzimin e muzikës dhe të festojmë së bashku në edicionin e 5-të të Autostrada Biennale!

Bashkohuni me ne në Autostrada Hangar duke filluar më 4 korrik.
Nata fillon në orën 22:00 me një set DJ nga RUBIN, i ndjekur nga Gabriele Poso në orën 23:00, i cili do të përziejë tingujt elektronikë dhe live për një përvojë të paharrueshme.

Më 5 korrik, kemi Ma Nu në orën 21:00 në partneritet me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë dhe Oda Haliti në orën 22:30, duke e mbajtur energjinë gjallë.

E mbyllim fundjavën më 6 korrik në orën 13:00 me një set DJ nga La Baresha.
Ejani së bashku për një fundjavë me muzikë të mrekullueshme në Autostrada Hangar!

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)