150 nxënës vizitojnë ekspozitat në Autostrada Hangar

150 nxënës nga shkolla “Faik Konica” në Prishtinë kanë vizituar Autostrada Hangar – Qendrën për Art Bashkëkohor. Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të njihen me ekspozitën aDigital Perspective, sjellë nga Instituti Italian i Kulturës @iictirana , si dhe me ekspozitën e 10-vjetorit të Autostrada Biennale.

Ekipi i Autostrada Hangar i udhëhoqi nxënësit nëpër hapësirat ekspozuese, duke i njoftuar me përmbajtjen, kontekstin dhe proceset krijuese që qëndrojnë pas veprave të paraqitura.

Faleminderit për vizitën, interesin dhe kureshtjen — ishte kënaqësi t’ju kishim në Autostrada Hangar.

Foto: Erza Bata — Ekip i Medias nga Autostrada Biennale

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)