75 nxënës të Shkollës Loyola eksplorojnë ekspozitat në Autostrada Hangar

75 nxënës nga shkolla fillore “Loyola” në Prizren kanë vizituar Autostrada Hangar – Qendrën për Art Bashkëkohor.

Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të shohin nga afër ekspozitën aDigital Perspective, sjellë nga Instituti Italian i Kulturës @iictirana , si edhe ekspozitën e 10-vjetorit të Autostrada Biennale @autostradabiennale

Ekipi i Autostrada Hangar i shoqëroi nxënësit nëpër hapësirat ekspozuese, duke i njohur me përmbajtjen, kontekstin dhe proceset krijuese që qëndrojnë pas veprave të prezantuara.

Vizita të tilla i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë imagjinatën, kureshtjen dhe mendimin kritik. Përmes takimit me artin bashkëkohor, ata mësojnë të lexojnë idetë vizualisht dhe të kuptojnë forma të ndryshme të shprehjes. Autostrada Hangar u ofron një hapësirë ku të mësojnë, krijojnë dhe ta shohin botën me sy të rinj.

Faleminderit për vizitën, interesin dhe kureshtjen.

Foto: Erza Bata, Ekipi i Medias Autostrada Biennale

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)