Mbrëmë u hap në Autostrada Hangar ekspozita aDigital Perspective. Ishte kënaqësi ta mirëpresim këtë ekspozitë të organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.
Dhjetë artistë nga Italia dhe Ballkani eksplorojnë kontradiktat dhe mundësitë e teknologjive të reja duke përdorur teknika tradicionale dhe qëllimisht jo-digjitale. Ekspozita sjell një reflektim të thellë mbi marrëdhënien me teknologjinë.
Hapja në Prizren është pjesë e projektit Italia Digitale, të promovuar nga @iictirana dhe i përfshirë në programin e @italymfa “Kryeqytetet e Krijimtarisë italiane në botë”.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 19 dhjetor. Ejani ta vizitoni!
Foto: Erza Bata - Ekip i Medias nga Autostrada Biennale