Duke filluar nga muaji prill, Autostrada Hangar nis një program të ri edukativ për fëmijë, i cili do të zhvillohet çdo të shtunë në Studion e Edukimit.
Ky program është konceptuar si një hapësirë ku fëmijët mësojnë përmes krijimit dhe përvojës praktike, duke punuar me vegla dhe pajisje profesionale për përpunimin e drurit, të certifikuara sipas standardeve evropiane të sigurisë për përdorim nga fëmijët.
Informata mbi programin
Pagesa
Çfarë do të mësojnë fëmijët
Përmes punës praktike dhe krijimit me duar, fëmijët do të:
Në një kohë kur fëmijët kalojnë shumë kohë para ekraneve, ky program ofron një hapësirë të shëndetshme ku imagjinata, mendimi dhe puna me duar zhvillohen së bashku. Përmes krijimit praktik, fëmijët ndërtojnë vetëbesim, durim, kreativitet dhe ndjenjën e arritjes.
Aplikimi
Prindërit mund të aplikojnë përmes këtij linku:
https://forms.gle/YMcheB2RpJY3n87B8
Vëmendje: Numri i fëmijëve për programin 1-mujor është i kufizuar (12 fëmijë për grup), prandaj ju inkurajojmë të aplikoni sa më herët.
Nëse grupi i parë plotësohet, do të organizohet edhe një grup i dytë në orarin e pasdites.