“Arti në Shkolla” vizitë në Autostrada Hangar

Jemi shumë të lumtur që sot i kemi mirëpritur 180 nxënës nga katër shkolla të ndryshme të Prishtinës: ''Elena Gjika'', ''Faik Konica'', ''Shkëndija'' dhe ''Ali Kelmendi'' në Autostrada Hangar, si pjesë e programit "Arti në Shkolla" i realizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe institucionet tjera, ku një ndër partnerët është edhe Autostrada Biennale.

Në këtë vizitë nxënësit kanë pasur mundësinë të njihen më afër me ekspozitat e artit bashkëkohor dhe me krijimtarinë e artistëve të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar. Përveç ekspozitës, nxënësit gjithashtu u njohën edhe me procesin e krijimit të Autostrada Hangar si hapësirë kulturore e edukimit, prodhimit dhe e ekspozimit. Ata u njohën me programet e saj të prodhimit artistik dhe hapësirat e tjera multifunksionale që ky institucion i ka. 

Kjo vizitë jo vetëm që ka ndikuar në ngritje të njohurive artistike të nxënësve, por gjithashtu ka ndikuar edhe në rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për vlerat kulturore.

Ne i falenderojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për pjesëmarrjen dhe interesimin e treguar gjatë vizitës, gjithashtu e falenderojmë edhe Ministrinë e Kulturës për organizimin e aktivitetit.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)