Autostrada Biennale publikon artistët pjesëmarës në edicionin e parë të saj e cila do të mbahet me 19 Gusht – 23 Shtator 2017 në Prizren, Kosovë

Prizren, 22 Korrik 2017 – Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” me kënaqësi publikon emrat e artistëve të përzgjedhur nga kuratori, Manray HSU.

Tema “E ardhmja e kufijve”, është zgjedhur për edicionin e parë, për të adresuar me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm, dhe për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për të qenë një shoqëri më e jetueshme kolektive.

“E ardhmja e kufijve” ka për qëllim që t’i trajtojë dukuritë që ekzistojnë brenda kufijve të dukshëm dhe të padukshëm të shoqërisë dhe individit. Duke qenë se gjuhët dhe kulturat e ndryshme ndikojnë në format e sjelljes së individit, roli kryesor i artit është që t’i adresojë diversitetet dhe t’i identifikojë burimet e bllokimeve të ndryshme shoqërore në mënyrë që të hapë rrugë për një jetë më të përbashkët kolektive duke i zbutur polarizimet shoqërore.

Edicioni i parë i Autostrada Biennale do të përdorë hapësirat e mrekullueshme historike të Prizrenit në përputhje me temat dhe format e zhvilluara në veprat e artit. Stacioni i autobusëve dhe hapesira perreth do të fokusohen në çështjet e lëvizshmërisë, migrimit, kufijve kombëtarë dhe etnikë.

Të përhapura në qendër të qytetit do të jenë disa vepra lidhur me jetën e qytetit, historinë dhe diversitetin kulturor. Përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. Përderisa pozicionet e ndryshme të artistëve vështirë se mund të kufizohen në vendosjen e thjeshtë hapësinore në qytet, ato janë aty poashtu për të ndihmuar në ripërcaktimin e topografisë së Prizrenit nëpërmjet ndërveprimit me vizitorët.

Ekspozita ndërkombëtare do të hapet më 19 Gusht me performancë dhe evente dhe do të vazhdojë me organizimin e konferencës dhe puntorive tre ditore nga 20 deri 22 Gusht.

Përderisa lista e plotë e artistëve do të publikohet para hapjes së bienales, artistët e mëposhtëm po përgatisin prezantimin e tyre në Prizren:

Alketa Xhafa Mripa (Kosovë / Britani)

Doruntina Kastrati (Kosovë)

Ella Raidel (Austri)

Ettore Favini (Itali)

HSU Chia Wei (Tajvan)

Ibro Hasanović (Bosnja dhe Hercegovinë)

IRWIN (Slloveni)

Libia Castro (Spanjë), Olafur Olafsson (Islandë)

Oliver Ressler (Austri)

OPA - Obsessive Possessive Aggression (Maqedoni)

Rena Rädle (Gjermani), Vladan Jeremić (Serbi)

Sead Kazanxhiu (Shqipëri)

Stefano Romano (Itali)

Valentina Bonizzi (Itali)

Yannick Dauby (Francë)

YANG Shun-fa (Tajvan)

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)