Autostrada Biennale u Bë Anëtare E Rrjetit Evropian Të Qendrave Kulturore Të Fondacionit Allianz

Fondacioni i ri Allianz ka nisur dhe jemi krenarë që jemi pjesë e tij!

Allianz Kulturstiftung dhe Allianz Umweltstiftung po bashkojnë forcat për të përmbushur më mirë misionin e tyre: duke mundësuar kushte më të mira jetese për brezat e ardhshëm.

Në të gjithë Evropën, njerëzit dhe organizatat po ecin me guxim përpara në angazhimin e tyre ndaj shoqërive të hapura, të qëndrueshme dhe drejtësisë klimatike. Misioni i Fondacionit Allianz është t'i kuptojë, inkurajojë dhe shoqërojë ata gjatë këtij udhëtimi.

Autostrada Biennale është anëtare e Rrjetit Evropian të Qendrave Kulturore të Fondacionit Allianz.

Financimi strukturor shumëvjeçar nga Fondacioni Allianz do t'i mundësojë Autostrada Biennale të rritet si institucion dhe të zhvillojë programin e saj publik në Autostrada Hangar. Në të njëjtën kohë, ne do të bashkëpunojmë me qendra të tjera partnere përtej kufijve si Studio Rizoma në Palermo dhe Postane në Stamboll përmes shkëmbimeve të stafit, rezidencave shumëpalëshe, projekteve të financuara bashkërisht dhe programeve të bashkëkuruara.

"Qëllimi ynë është të rrisim një rrjet të qëndrueshëm kulturor me vlera të shoqërive të hapura dhe të larmishme ku nuk ka kufij dhe pabarazi, për të bashkëpunuar, shkëmbyer dhe prodhuar njohuri dhe art së bashku. Duke bashkuar forcat me Fondacionin Allianz dhe partnerwt Hub partnere ne duam të të krijojmë programe që do të kenë një ndikim më të madh dhe afatgjatë në arritjen e objektivit tonë të përbashkët, që është ndërtimi i partneriteteve ndërkombëtare rreth qasjes dhe preokupimeve tona artistike, ekologjike, sociale dhe shoqërore." thanë bashkëthemeluesit e Autostrada Bienales, Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barış Karamuço.

Mësoni më shumë rreth programit Hubs në at https://allianzfoundation.org/hubs

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)