Autostrada Biennale vlerësohet si organizata më aktive e Prizrenit për vitin 2025

Jemi të nderuar që Komuna e Prizrenit na ka përzgjedhur si organizata më aktive e vitit 2025.

Ky vit shënoi një kapitull të veçantë për Autostrada Biennale. Krahas edicionit të pestë të Bienales, vazhduam punën afatgjate për renovimin dhe riaktivizimin e Shtëpisë Shani Efendi, duke rikthyer një hapësirë historike në përdorim publik. Gjatë gjithë vitit, Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor qëndroi e hapur me ekspozita, punëtori, programe edukative dhe takime të përditshme me artistë, nxënës, studentë dhe komunitetin.

Për ne, rëndësia nuk matet me numrin e aktiviteteve, por me vazhdimësinë: me të qenit aty çdo ditë, me dyer të hapura dhe hapësira për mësim, shkëmbim dhe kujdes.

Ky vlerësim u përket të gjithëve që besojnë se kultura ndërtohet ngadalë, me përgjegjësi dhe përkushtim - çdo ditë, së bashku.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)