Autostrada Hangar: Institucion I Vetëm I Artit Bashkëkohor Në Prizren

Autostrada Hangar me infrastrukturën e re të krijuar me mjete dhe paisje të ndryshme, laboratorin teknologjik, hapësirën e ekspozitës, pavijonin e gjelbërt, bibliotekën, barin dhe kuzhinën, hapësirën e përbashkët pune dhe ambientet tjera, do t’i plotësojnë nevojat e komuniteteve që operojnë në fushën e Industrisë Kreative dhe Kulturore por edhe më gjerë.

Si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren, Autostrada Biennale funksionon me dy shpejtësi: njëra është ekspozita fizike që zhvillohet çdo dy vjet nga viti 2017, tjetra është hapësira jonë e re e edukimit, prodhimit dhe ekspozimit në ish bazën ushtarake të KFOR-it Gjerman tani ITP (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren).

Kjo hapësirë multi-funksionale do të jetë vend i cili do t’i plotësoj nevojat e komuniteteve të ndryshme duke e konsideruar prodhimin e artit si formë të qëndrueshme e të mësuarit dhe shkëmbimit.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)