Autostrada Hangar mirëpret delegacionin nga Universiteti “Haxhi Zeka”

Me kënaqësi mirëpritëm në Autostrada Hangar – Qendër për Art Bashkëkohor një delegacion nga Universiteti “Haxhi Zeka” i Pejës, përfshirë rektorin, prorektorët, dekanët, zëvendësdekanët dhe Drejtorin e UNI-NOVA.

Gjatë vizitës ndamë rrugëtimin e tonë, me fokus në programet edukative, rolin e artit bashkëkohor në mësim dhe kërkim, si dhe mundësitë për bashkëpunim me universitetin, veçanërisht në praktika për studentët, vizita studimore dhe pjesëmarrje në programe edukimi. Vizita u realizua në kuadër të vizitës së tyre në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren Faleminderit për interesimin e treguar dhe mezi presim bashkëpunime të ardhshme.

Foto: Erza Bata - Ekipi i Medias nga Autostrada Biennale

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)