Autostrada Hangar mirëpret ekspozitën italiane “aDigital Perspective” këtë nëntor

Ekspozitë nga Instituti Italian “aDigital Perspective” ku dhjetë artistë nga Italia dhe Ballkani ripërcaktojnë konceptin e artit digjital

Autostrada Biennale Hangar, Prizren
13 nëntor – 19 dhjetor 2025
Përurimi: 13 nëntor, ora 19:00
Orari: Hënë – Premte, 10:00 – 17:00

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë prezanton në Prizren ndalesën e fundit të ekspozitës aDigital Perspective, një ekspozitë në të cilën dhjetë artistë – gjashtë italianë dhe katër nga vendet e përfshira – eksplorojnë kontradiktat dhe mundësitë e teknologjive të reja, por duke përdorur teknika tradicionale dhe qëllimisht jo-digjitale.

Pas euforisë së ngjallur nga NFT-të dhe Inteligjenca Artificiale, artistët kanë filluar të ngrenë pikëpyetje rreth kuptimit të thellë të digjitalizimit, duke vënë në praktikë, në vend të sigurive optimiste, një qëndrim dyshues dhe reflektues.

Iniciativa, e ndërmarrë nga Institutet Italiane të Kulturës së Beogradit, Bukureshtit dhe Tiranës, dhe e kuruar nga Spazio Taverna, është pjesë e një projekti më të gjerë të diplomacisë kulturore, i cili synon forcimin e lidhjeve midis Italisë dhe vendeve të Ballkanit përmes artit bashkëkohor.

Ekspozita përfaqëson një mundësi të rëndësishme reflektimi mbi marrëdhënien me teknologjinë – jo përmes ekraneve dhe algoritmeve, por përmes gjuhës së pikturës, materies dhe performancës. Ajo shërben gjithashtu si një urë kulturore mes Italisë dhe Ballkanit, duke forcuar lidhjet historike dhe duke nxitur perspektiva të reja për bashkëpunim.

Artistët: Sanja Anđelković, Federica Di Pietrantonio, Alessandro Giannì, Laureta Hajrullahu, Ledia Kostandini, Numero Cromatico, Alice Paltrinieri, Ginevra Petrozzi, Jacopo Rinaldi, Mădălina Zaharia.

Hapja e ekspozitës në Prizren është pjesë e projektit Italia Digitale, të promovuar nga @iictirana dhe i përfshirë në programin e @italymfa “Kryeqytetet e Krijimtarisë italiane në botë”, një projekt që synon, përmes krijimtarisë dhe inovacionit, prezantimin e gjuhëve dhe rrymave të reja shprehëse që po transformojnë peizazhin kulturor.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)