Autostrada Biennale hap konkurs për 15 pozita pune për periudhën e angazhimit Qershor – Tetor 2025 në Prizren
Thirrje e hapur për të rinjë!
Bëhu pjesë e Autostrada Biennale 2025
Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor Autostrada Biennale po nis edicionin e saj të pestë, i cili do të hapet për publikun nga 5 korriku deri më 5 tetor 2025 në Prizren.
Për këtë edicion, po kërkojmë të rinj të moshës 18–30 vjeç që kanë dëshirë të përfshihen në një përvojë unike kulturore dhe të punojnë si staf në hapësirat ekspozuese të bienales.
Pozita e hapur:
- Staf i/e angazhuar në hapësira ekspozuese të Autostrada Biennale në Prizren (15 pozita të hapura).
Periudha e angazhimit:
Nga 10 qershor deri më 10 tetor 2025 (4 muaj)
Puna është me kohë të plotë – 40 orë në javë / 5 ditë pune në javë
Kriteret për aplikim:
Mosha: 18–30 vjeç
- Njohuri në gjuhën shqipe dhe angleze
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi
- Entuziazëm për artin dhe punën me publikun
Çfarë do të bësh?
Angazhimi ndahet në tre periudha:
10 qershor – 5 korrik — Do të angazhohesh në përgatitjen e hapësirave ekspozuese, duke punuar bashkë me ekipin e bienales, kuratorin dhe artistët.
5 korrik – 5 tetor — Gjatë kohës që ekspozitat janë të hapura për publikun, do të jesh ndërmjetësues mes vizitorëve dhe veprave të artit, duke e prezantuar përmbajtjen e bienales, artistët dhe hapësirat ku ndodhen veprat e artit.
5 tetor – 10 tetor — Do të angazhohesh në përmbylljen dhe sistemimin e veprave të artit dhe hapësirave ekspozuese.
Si të aplikosh?
Duke e plotësuar formularin në link: https://docs.google.com/.../1We7.../edit
Dërgo CV-në tënde në adresën: info@autostradabiennale.org
Për çdo pyetje apo paqartësi, mos hezito të na kontaktosh në email adresën info@autostradabiennale.org ose në numërin e telefonit +383 49 415 800
Afati i fundit për aplikim: 30 maj 2025
Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.