



















Nga vendosja e instalacioneve deri te transformimi i hapësirave, energjia po rritet teksa përgatitemi për hapjen e edicionit të 5-të të Autostrada Biennale – Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës, kuruar nga Erzen Shkololli.
Në Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor, ekipi ynë është plotësisht i përfshirë në përgatitje — duke prodhuar vepra, ndërtuar struktura, përpunuar detaje dhe bashkuar me kujdes secilën pjesë të ekspozitës.
Të gjitha resurset që kemi zhvilluar ndër vite — nga veglat dhe makineritë, te hapësirat e transformuara dhe depoja e dedikuar për artin — janë tashmë në përdorim të plotë, duke mbështetur në mënyrë aktive krijimin e këtij edicioni.
Po punojmë me gjithë zemër për të sjellë gjithçka në jetë deri më 5 Korrik — dhe mezi presim ta ndajmë me ju.
Ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen bujare të partnerëve dhe përkrahësve tanë. Faleminderit që jeni me ne:
Allianz Foundation, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, ITP Prizren, GIZ, Ambasada e SHBA në Prishtinë, British Council, ProCredit Bank, Fondacioni Mondriaan, Erste Foundation, Goethe Zentrum Prishtina, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, Ambasada Italiane, Instituti Francez, Ambasada Franceze, Ambasada Austriake, Ministria Federale për Banim, Art, Kulturë, Media dhe Sport të Republikës së Austrisë, Ambasada e Holandës në Prishtinë, Ambasada Gjermane, Sigma, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës në Shqipëri, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, CulturAlb, Kontakt, Dokufest, GAK, IBA, Kreativ Qeramika, Pezull, Pro Helvetia.
Foto nga: Tuğhan Anıt