Duke e Festuar Ditën Ndërkombëtare Të Tokës!

Edicioni i katërt i Autostrada Biennale nis zyrtarisht rrugëtimin e saj me Fushat e Lulediellit 2023 në Prishtinë dhe Prizren.

Autostrada Biennale është krenare ta lansojë vazhdimin e Fushat e Lulediellit, projekt ky nga artistja pioniere feministe Agnes Denes që fokusohet në çështjet e ekologjisë. Fushat e Lulediellit 2023 synon të nxjerrë në pah rolin kryesor të artit në shoqëri dhe fton publikun të bashkëkrijojë dhe të zotërojë prodhimin artistik.

Para Autostrada Hangar në ITP Prizren dhe në ish-Fabrikën e Tullave në Prishtinë po mbillen farat e lulediellit, së bashku me aktivistë mjedisorë, studentë, fëmijë, me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj, kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe partnerët tanë nga ITP dhe Ambasada Gjermane të cilët iu bashkuan ekipit tonë për 22 prill në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Nga Nju Jorku, Agnes Denes na dërgon mesazh të ngrohtë për Prishtinën dhe Prizrenin, duke theksuar se “Kur gjërat rriten, lulëzojnë, jeta po shpreh transformimet dhe sekretet e saj. Shikoni, dëgjoni dhe merrni pjesë. Të gjithë mund të jemi si luledielli, të rritemi, të ushqehemi, t’i pajisim të tjerët me pasurinë tonë, të kthehemi kah Dielli, e të reflektojmë për nxehtësinë e Diellit drejtuar të gjitha krijesave të gjalla”.

Kuratorët, Övül Ö. Durmusoglu dhe Joanna Warsza, theksojnë rëndësinë e vazhdimësisë kur bëhet fjalë për projektet artistike që dëshirojnë të ndryshojnë vizionin tonë për të jetuar së bashku. Ata theksuan se "Në Manifeston e saj të vitit 1969, Agnes Denes deklaroi se dëshiron të largohet nga studio e saj e punës dhe të hyjë në botën e shqetësimeve globale, të komunikojë të pakomunikueshmen, të vizualizojë të padukshmen, të mos pranojë kufizimet që shoqëria ka pranuar".

Edicioni i katërt i Autostrada Biennale kurohet nga Övül Ö. Durmusoglu dhe Joanna Warsza dhe do të zhvillohet nga 7 korriku deri më 9 shtator 2023 në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë.

Fushat e Lulediellit 2023 nga Agnes Denes prezantohet nga Autostrada Biennale në partneritet me ITP Prizren, Komunën e Prizrenit dhe Komunën e Prishtinës.

Edicioni i katërt i Autostrada Biennale mbështetet nga Allianz Foundation, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, Komuna e Prishtinës, Komuna e Mitrovicës, FfAI dhe ITP Prizren.

Foto nga: Erza Bata - Autostrada Biennale Media Team

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)