E DIELA FAMILJARE

Në kuadër të edicionit të pestë të Autostrada Biennale, çdo të diel nga 17 gusht deri më 28 shtator 2025, Autostrada Hangar do të hapë dyert për një program të dedikuar punëtorish me fëmijë të moshës 5–11 vjeç, të udhëhequra nga Edis Galushi, ku krijimtaria, loja dhe arti bashkohen në një përvojë të plotë.

Përmes aktiviteteve të ndërtimit të ekipit, krijimit të këngës dhe vallëzimit të Bienales, vizitave të udhëhequra në ekspozitat e edicionit dhe realizimit të punimeve artistike personale, fëmijët do të kenë mundësinë të shprehin imagjinatën e tyre, të mësojnë në mënyrë interaktive dhe të lidhen me artin bashkëkohor.

Punëtoritë janë falas, ndërsa regjistrimi nga ana e prindit është i obligueshëm duke klikuar në formularin e aplikimit: https://docs.google.com/…/1rcmnlg2C3ENii0_NR…/edit
Programi zhvillohet çdo të diel nga ora 13:00 deri në 16:00 në Autostrada Hangar (Rr. Uke Bytyqi, ITP Prizren, Objekti nr. 5).

Ky program është krijuar me qëllim që të jetë frymëzues, ku arti bëhet pjesë e lojës dhe loja pjesë e të mësuarit, duke e bërë të dielën një ditë të veçantë për fëmijët dhe prindërit që duan ta përjetojnë Bienalen përmes syve të më të vegjëlve.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)