Ecja Përgjatë Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit

Prizren, 29 shkurt 2020 – Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” mbajti konferencen ku publikoi video dokumentarin dhe programin e saj te edukimit jo-formal dhe informal.

Konferenca “Ecja Përgjatë Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit” u organizua si përmbyllje e projektit “Promovimi dhe Edukimi mbi Trashëgiminë Kulturore".

Autostrada Biennale e ka bërë qytetin dhe qytetarin pjesë tejet të rëndësishme të organizimeve të saj, duke i përfshirë ata, pavarësisht përkatësisë nacionale, fetare dhe kulturore, sepse ky ka qenë edhe vetë qëllimi i këtij organizimi, thyerja dhe zhdukja e kufijve, si dhe gjithçka që konsiderohet të jetë tabu në shoqërinë tonë.

Bashkë me qytetarët dhe partnerët strategjik Autostrada Biennale krijoi hapësira të reja ekspozimi, edukimi jo-formal, diskutimi dhe hapësira të reja reflektimi, duke stimuluar në këtë mënyrë lirinë e shprehjes, këmbimin kulturor, mendimin kritik dhe ruajtjen e tolerancës ndërkulturore e ndëretnike, me qëllim të promovimit të mendimit demokratik, të ruajtjes së mjedisit dhe të vlerësimit të trashëgimisë kulturore.

Edicioni i dytë i bienales përfshiu performanca, video projeksione, skulptura, instilacione arti, piktura, vizatime, ligjërata, punëtori, konferenca rajonale dhe shumë aktivitete të tjera edukative.

Fëmijët, të rinjtë dhe studentët gjatë këtyre vizitave kishin mundësinë të bëjnë pyetje, të reflektojnë rreth qytetit dhe trashegimisë kulturore të saj.

Ndër produktet e projektit është edhe libri për nxënës me ilustrime të objekteve të trashëgimisë kulturore. Libri ka për qëllim nxitjen e kreativitetit, imagjinatës dhe mendimit kritik të nxënësve. Projekti përveç nxënësve ka pasur për qëllim që t’i njoftoj edhe mësimdhënësit me metoda kreative të trajtimit të temës së trashëgimisë kulturore mbrenda njësive mësimore në klasa.

Programi i edukimit joformal i Autostradës Bienale si qëllim kryesor ka edukimin e brezave të rinj në frymën e artit bashkëkohor duke e nxitur mendimin kritik, ndërsa parim kryesor ka gjithëpërfshirjen, pra një program i cili është për të gjithë.

Përgjatë periudhës 6 mujore janë organizuar ngjarje të ndryshme si performanca muzikore në ura dhe në ishujt e Lumbardhit, program i edukimit jo-formal dhe një kampanjë promovuese përmes hartës interaktive.

Në konferencë u publikua video dokumentari, libri dhe harta interaktive “Ecja Përgjatë Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit”. Linkun i video dokumentarit:

https://www.youtube.com/watch?v=HsrktuIhhyg...

Diskutimet dhe prezantimet u zhvilluan nga një panel multidiciplinar me përbërje si vijon: drejtori i QRTK Prizren Z. Samir Hoxha, arkitektja Znj. Nora Arapi Krasniqi, lideri i Doku Lab Z. Eroll Bilibani, drejtoresha e IKS nga Prishtina Znj. Brikenë Hoxha dhe bashkëthemeluesja dhe udhëheqësja e programit të edukimit në Autostrada Biennale Znj. Vatra Abrashi.

Nga edicioni i dytë bienalja nxiti shumë debate dhe lëvizje që kanë për qëllim përdorimin e artit si formë të shprehjes dhe artikulimit të debateve shoqërore. Në këtë formë bienalja e rriti edhe ndikimin e saj duke u shndërruar në një lëvizje të gjerë shoqërore për emancipim dhe edukim.

Ekspozita e Autostrada Biennale, kuruar nga Giacinto Di Pietrantonio me temen “Revolucioni Jemi Ne” ishte e hapur nga 21 korrik deri më 21 shtator.

Projekti "Promovimi dhe Edukimi mbi Trashëgimine Kulturore" zbatohet në kornizë të projektit GrassRoots Action Support, i cili implementohet nga IKS, Lens dhe FES, financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Photo by: Elmedina Arapi

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)