





Ekipi i Autostrada Biennale dhe anetari i bordit këshillues Yehuda Emmanuel Safran prezantuan librin dhe pregaditjet për edicionin e dytë, para publikut amerikan në Pratt Institute - njëra nga institucionet kryesore të edukimit në New York.
Misioni i Institutit Pratt është të edukoj artistë dhe profesionistë kreativ që do të jenë kontribues dhe përgjegjës në shoqëri. Pratt perfshin grupe të ndryshme të studentëve që janë të talentuar dhe të përkushtuar, duke i sfiduar ata që të arrijnë ta zhvillojne potencialin e tyre të plotë. Për këtë arsye Autostrada Biennale e sheh si një partner të rëndësishëm për bashkëpunim në programin e edukimit joformal.
Edicioni i ardhshëm i Autostrada Biennale me temën “Revolucioni Jemi Ne - La Rivoluzione Siamo Noi” do të mbahet nga 21 korrik deri në 21 shtator 2019 në Prizren, Kosovë.
Partnerët dhe përkrahësit e librit dhe agjendës së promovimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, UNKT - Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Prishtinë, Ambasada e Luksemburgut në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë dhe Komuna e Prizrenit.