




Alije Vokshi (l. 1945 – d. 2022) jetoi dhe punoi në Prishtinë.
Still Life (1980)
Still Life (1980)
Duke eksploruar më tej kujtesën dhe identitetin nga një pers-pektivë personale, pikturat ekspresive të Alije Vokshit lëvizin në hapësirën ndermjet figuracionit dhe abstraksionit. Me fry-mezim nga përjetimet personale dhe historia shoqërore-poli-tike e Kosovës, vepra e saj trajton identitetin, kujtesën dhe gëndrueshmërinë—me theks të veçantë tek jeta emocion-ale e grave. Me brushë bujare dhe aluzione ndaj kulturës shqiptare, Vokshi, një artiste pioniere, e përdor pikturën si akt të fuqishëm shprehjeje, rezistence dhe kujtese.
Vokshi studioi pikturë në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd, në atë kohë Jugosllavi, duke u bërë gruaja e parë piktore me formim akademik në Kosovë në vitin 1968. Në një kontekst shoqëror e politik ku pak gra kishin mundësi të ndiqnin arsimin e lartë, veçanërisht në fushën e arteve, Vokshi u bë pioniere në skenën artistike të Kosovës. E përkushtuar për të ndërtuar më tej karrierën e saj si piktore në një skenë të dominuar nga meshkujt, në vitin 1981 ajo u shpërngul në Paris për një vit për të ndjekur një program specializimi në Académie de la Grande Chaumière, dhe më pas u kthye në Beograd për të përfunduar studimet master.
Ekspozitat e fundit personale përfshijnë:
I Decided to Draw Bigger Hands, ChertLüdde, Berlin, Gjermani (2021);
Retrospektivë, Galeria e Ministrisë së Kulturës, Prishtinë, Kosovë (2018);
Ekspozitë personale, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, Kosovë (2007).
Ekspozitat e fundit kolektive përfshijnë:
Ambitions, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri (2021);
Burrneshat, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë (2019);
Drawing Now, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, Kosovë (2018).
Still Life (1980)
Me mirësjellje: Familja Vokshi – Shehu
Still Life (1980)
Me mirësjellje: Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Kosovës