






Armend Nimani (l. 1986) jeton dhe punon në Prishtinë.
Circumcision (2025)
Missing (2025)
Refugee Crisis (2025)
Praktika e Armend Nimanit si fotoreporter përqendrohet në dokumentimin e gjendjes njerëzore, duke kapur kompleksitetin e identitetit kulturor, migrimit dhe humb-jes. Përmes objektivit te tij, ai zbulon momente te komunitetit dhe traditës, siç eshtë Festivali i Synetisë n Donje Lubinjë, ku zakonet e lashta ndërthuren me praktikat moderne. Seria e tij “Refugjatët” paraqet me ndjeshmëri dëshpërimin dhe qën-drueshmërinë e atyre që ikin nga konfliktet, ndërsa “Personat e zhdukur” u jep zë familjeve që ende kërkojnë të afërmit e humbur gjatë luftës ne Kosovë. Puna e Nimanit ndërthur tregimin intim me kontekstin shoqëror e politik, duke reflek-tuar mbi plagët e qëndrueshme të konfliktit.
Nimani është një fotograf dokumentar i vlerësuar me çmime, i njohur për rrëfimin e tij të fuqishëm vizual mbi konfliktin, migrimin dhe ndryshimet shoqërore. Ai është kontribues i rregullt për Agence France-Presse (AFP) dhe The New York Times, dhe fotografitë e tij janë publikuar në disa nga mediat më prestigjioze në botë. Ka fituar një çmim nga Shoqata Kombëtare e Fotografëve të Shtypit (NPPA), dhe imazhet e tij janë përzgjedhur dy herë në listën e 100 Fotografive më të Mira të Vitit nga revista TIME.
Ekspozitat e fundit kolektive përfshijnë:
Supply Lines: Photography And Logistics, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, Kosovë (2015);
SEE New Perspectives: from Balkan photographers, Galeria Anzenberger, Vjenë, Austri (2014);
SEE New Perspectives: from Balkan photographers, Galeria Karas, Zagreb, Kroaci (2013).
Porositur nga: Autostrada Biennale