


Ayşe Erkmen (l. 1949) jeton dhe punon në Stamboll dhe Berlin.
Left Overs II (2025)
Projekti i Ayse Erkmen me titullin Left Overs 2 (Mbetjet 2) eksploron potencialin specifik për hapësirën te bienaleve duke ripërdorur panelet e drunjta skulpturore të marra nga punishtet lokale që perqendrohen te zdrukthëtaria, përpunimi i metaleve dhe i tekstileve. Këto materiale te mbetura, me format e tyre të dallueshme, kanë cytur vëmendjen e Erkmen dhe janë ripërfytyruar perbrenda struktures kuti-kuti të një hangari të dikurshëm ushtarak, i cili tanime është shndërruar në një hapësire ekspozimi. Për të lartësuar praninë e tyre dhe për t’i vendosur në një kontekst bashkëkohor, Erken ka apli-kuar Ngiyrat Pantone të vitit 2024, një gamë ngiyrash e njohur botërisht. Në ketë mënyrë, vepra krijon një dialog mes së kalu-arës dhe të tashmes, mes materialit dhe domethënies, duke ndjekur shndërrimin nga historia ushtarake deri tek shprehja artistike.
Erkmen u diplomua në Departamentin e Skulpturës në Universitetin Mimar Sinan. Në vitet 1994-95, ajo mori pjesë në programin artistik DAAD (Berliner Künstlerprogramm) dhe kaloi një vit në Berlin. Gjatë viteve 1998-1999 punoi si Profesore Arnold Bode në Akademinë e Arteve në Kassel dhe gjithashtu dha mësim në Staedelschule në Frankfurt nga viti 2000 deri në 2007, dhe më pas në Kunstakademie Münster deri në vitin 2016.
Ekspozitat e fundit personale përfshijnë:
Emre & Dario, GROTTO, Berlin, Gjermani (2025);
Hochstapler, Fondacioni Kira A. Princess of Prussia, Berlin, Gjermani (2022);
Scrolling, Galerie Trautwein Herleth, Berlin, Gjermani (2022);
I Insist, Dirimart, Stamboll, Turqi (2022).
Ekspozitat e fundit kolektive përfshijnë:
It’s just a Matter of Time, PalaisPopulaire, Berlin, Gjermani (2025);
Language, Can you hear me?, Draiflessen Collection, Mettingen, Gjermani (2024);
Greenlight Triennale, Skiens Kunstforening, Norvegji (2024);
Further Away, Bienalja e 6-të e Mardinit, Mardin, Turqi (2024).
Porositur nga: Autostrada Biennale