






Elena Narbutaitė (l. 1984) jeton dhe punon në Vilnius.
Billy (2019)
Sun (2019)
Forms Surf Guy I / Frig Fummy Sour (2013/2018)
Declare (2013/2018)
“Duke ndjekur përfshirjen e Elena Narbutaité me lazerët dhe dritat LED, Laser dhe LED janë dy forma të dallueshme drite, secila me ritmin dhe rezonancën e vet. Rrezja e lazerit eshtë një vijë e mprehtë, valët e saj janë në faze të persosur
– një koherencë që i jep asaj fuqine për te prerë, matur dhe udhëhequr. Ndërkohë, LED eshtë një ndriçim që shpaloset, fotonet e tij nuk janë ne sinkron, gjatësitë e valëve ndërthuren në një spektër që ndryshon e shpërndahet. Njëra përfaqëson saktësinë e fokusuar, tjetra një fushë të përhapur ngiyrash.
Të dyja janë të zakonshme në situata të ndryshme – nga ritmi i gjallé i një feste, te shënjestrimi vdekjeprurës në luftë, nga rrezja që mban hapur një derë elektronike, te transferimi i heshtur i të dhënave. Narbutaité i rikonfiguron këto lidhje të njohura, duke rimenduar saktësinë e ftohtë të lazerëve industrialë dhe nuancat ambientale të LED-ëve në diçka të pakufishme.”
Narbutaite ka kontribuar në periodikë si The Federal, Nero, CAC Interview dhe revista BILL, si dhe në iniciativa të tjera. Ajo ka marrë pjesë në ekspozita ndërkombëtare, përfshirë pavijonin e përbashkët të Lituanisë dhe Qipros në Biennalen e 55-të të Venecias (2013) dhe në Biennalen e Liverpool-it (2016).
Ekspozitat e fundit personale përfshijnë:
Light, Grazer Kunstverein, Graz, Austri (2025);
Le Visage, galeria PM8, Vigo, Portugali (2024);
For a soft ass, galeria PM8, Vigo, Portugali (2022).
Ekspozitat e fundit kolektive përfshijnë:
Trienalja e 15-të Balltike: Same Day, Qendra për Art Bashkëkohor, Vilnius (2024);
Unknown Familiars, Muzeu Leopold, Vjenë (2024);
Mars Returns, Galeria Mykolas Žilinskas, Kaunas (2022).
Me mirësjellje: Artistja dhe PM8 / Francisco Salas, Vigo