





Anita Muçolli (l. 1993) jeton dhe punon në Bazel.
Ghosts of Our Skin (2025)
Për t’iu kthyer funksionit te gerryer simbolik të hapësirës, Anita Muçolli paraqet një instalacion specifik për hapësirën që reflekton mbi transformimin e saj nga një vend i pastrimit të përbashkët në një lëvozhgë arkitekturore të heshtur. Duke e trajtuar strukturën njäkohësisht si deshmitare dhe si mbetje, Muçolli parashtron trupin njerëzor si gjurmë te fosilizuar e të shformuar, i cili zë vend në kapërcyellin mes kujtesës dhe spekulimit. Ky meditim i qetë mbi mungesën dhe trans-formimin jo vetëm që eksploron zhdukjen e ritualeve kulturore, por gjithashtu nxjerr në pah praninë e tyre te vazhdueshme në kujtesën kolektive. Së bashku, këta tre artistë sjellin një përzi-erje mbresëlënëse te pranisë, mungesës dhe transformimit në Hamam, duke marrë pjesë në një veprim kolektiv të rikoncep-timit të vendit te tij në ndërgjegjen bashkëkohore.Praktika artistike e Muçollit lidhet me zhvillimet socio-ekonomike, siç është margjinalizimi i vdekjes dhe hapësirave emocionale në kulturën perëndimore, dhe analizon mënyrat e shumta se si frika kolektive dhe individuale shprehet dhe transmetohet. Ajo është fituese e Çmimit të Artit Manor 2026 të Kantonit të Bernës dhe e Çmimit të Artit Helvetia 2021. Gjithashtu është ndër laureatet e Çmimit të Artit Kiefer I Hablitzel Göhner 2022, dhe është nominuar për Swiss Art Awards 2024 dhe Shizuko Yoshikawa Award 2024.
Ekspozitat e fundit personale përfshijnë:
Purity, Centre d’art contemporain Yverdon-les-Bains, Francë (2023);
Limbo, Kulturfolger, Cyrih, Zvicër (2023);
The Other, Liste Art Fair, Bazel, Zvicër (2022).
Ekspozitat e fundit kolektive përfshijnë:
Spielact Festival, Le Commun, Gjenevë, Zvicër (2025);
New Ideas for Other Times, von Bartha, Bazel, Zvicër (2024);
A place without walls, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, Kosovë (2023).
Komisionuar nga: Autostrada Biennale
E mbështetur nga: Pro Helvetia