The Infinite Hip-Hop Song (2019)

Artist: Hassan Khan

Vendi: Hangar 9

Hassan Khan (l. 1975) jeton dhe punon në Berlin dhe Kajro.
The Infinite Hip-Hop Song (2019)

The Infinite Hip-Hop Song (2019) i Hassan Khan eshtë një instalacion muzikor algoritmik që krijon në mënyrë të vazhdueshme këngë unike të hip-hop-it. I krijuar në bash-këpunim te ngushtë teknik me dizajnerin dhe kompozitorin e muzikës kompjuterike Olivier Pasquet, ky sistem kombinon 351 rreshta lirike të interpretuara nga njëmbëdhjetë reperë dhe një shumëllojshmëri rrahjesh, vijash bas dhe melodish – megjithëse i udhëhequr nga një sistem probabilitetesh, të gji-tha elementet janë krijuar nga vetë artisti për të prodhuar nje kënge qe ndryshon vazhdimisht. Khan eksploron aftésine e hip-hop-it për të krijuar kuptim në kohët bashkëkohore, duke përdorur logjikën e makines si një mjet kompozimi. Vepra sfidon idetë tradicionale të autorësisë dhe persëritjes, duke ofruar një angazhim gienerues me transformimet kulturore.

Praktika artistike e gjerë dhe e larmishme e Khan përfshin muzikën, performancën, imazhin në lëvizje dhe të qëndrueshëm, skulpturën, instalacionin dhe tekstin. Ai është fitues i Luanit të Argjendtë në Biennalen e Venecias në vitin 2017 dhe Profesor i Arteve të Bukura në Stäedelschule në Frankfurt am Main.

Ekspozitat e fundit personale përfshijnë:
GESTUS, Galeria Cukrarna, Ljubljana, Slloveni (2025);
Blind Ambition, Centre Pompidou, Paris, Francë (2022);
The Keys to the Kingdom, Reina Sofia, Madrid, Spanjë (2019).

Ekspozitat e fundit kolektive përfshijnë:
Bounding Histories. Whispering Tales, Bienalja Art Encounters, Timisoara, Rumani (2025);
Of Anarchy in Music: More Journeys in Sound, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura i Tajvanit, Tajvan (2025);
Long Gone, Still Here – Sound as Medium, Muzeu Marta Herford, Herford, Gjermani (2023).

Partner: British Council

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)