Untitled (1960-1965)

Artist: Simon Shiroka

Vendi: Shtëpia Shani Efendiut

Simon Shiroka (l. 1927 – v. 1994) jetoi dhe punoi në Prishtinë.
Untitled (1960-1965)
Untitled (1965-1970)
Untitled (1990-1994)

Pikturat dhe skulpturat e stileve te ndryshme nga nga artisti prizrenas Simon Shiroka thellojnë lidhjen e ekspozites me praktikat artizanale dhe mitologjitë vendëse.
Duke qenë e zhytur ne historine e zejeve të qytetit, vepra e Shirokës bashkon qasjet tradicionale në mjeshtërine e arg-jendarisë dhe artin bashkëkohor përmes krijimit të skenave të ndërlikuara që kanë për bazë endrrat, motivet komplekse të filigraneve, simbologjinë e Kosovës dhe të tjera.

Që në moshë të re, Shiroka iu përkushtua artit të filigranit, një zanat tradicional i njohur për punimet delikate dhe të ndërlikuara të argjendit. Ai e mësoi këtë mjeshtëri nga mjeshtrat më të njohur të filigranit në Prizren, duke trashëguar një traditë të pasur që e kultivoi me pasion dhe përkushtim. I shtyrë nga ambicia për t’u bërë një mjeshtër i dalluar dhe për ta aplikuar këtë art në veprat e tij, ai vazhdoi shkollimin dhe trajnimin fillimisht në Beograd e më pas në Zagreb. Pas përfundimit të studimeve, u kthye në Prishtinë, ku nisi një karrierë të frytshme artistike dhe të aplikuar. Përmes veprave të tij artistike, Shiroka la një gjurmë të qëndrueshme në artin kosovar dhe më gjerë.

Ekspozitat e fundit personale përfshijnë:
Simon Shiroka, Hôtel de Ville, Paris, Francë (2017);
Simon Shiroka. Retrospektivë, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, Tiranë, Shqipëri (2014);
Simon Shiroka. Retrospektivë, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, Kosovë (2013).

Ekspozitat e fundit kolektive përfshijnë:
She who starts the song…, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, Kosovë (2025).

Me mirësjellje: Familja Shiroka

Ekspozita të tjera
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)