












Tao G. Vrhovec Sambolec (I. 1972) jeton dhe vepron ne Amsterdam.
Tuning In – The Neighborhood (Prizren Edition) (2025)
Një program shoqërues publik që përqendro-het te konceptet e vendit dhe të përvojës së perbashket do zhvillohet gjatë gjithë bienales. Vepra e Tao G. Vrhovec Sambolec-it që mban titullin Tuning In – the neighborhood
(2019) eshtë një ngjarje zanore që fton muzikantët, banorët e Rrugës “Marin Barleti” dhe të tërë Prizrenit te Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni” t’i përshtaten notës së vetme “a”, si dhe njëri-tjetirt. Ky ritual i të dëgjuarit, i sinkronizimit dhe i tẻ performuarit së bashku sfidon konceptet mbi hapësirën publike dhe angazhon gytetin me veprat e ekspozites. Permes aktivizimeve te kufizuara te veprave sikur ajo e Sambolec-it, banorët, si dhe njerezit që vijne nga me larg, ftohen te perjetojne pyetjet artistike dhe ecurite krijuese në kohë reale e jo permes dokumentimit. Kjo ka te bëje me këmbënguljen e edicionit te tashëm per prani. Frika e te mos qenit i pranishem ose e pranishme shpesh gendron prapa nevojes per dokumentim. Kjo lidhet drejtpërdrejt me përkushtimin e bienales ndaj prezencës — impulsi për të dokumentuar shpesh buron nga frika e mungesës.
Sambolec është artist dhe studiues me fokus të veçantë në tingullin, mediat e reja, dëgjimin, lëvizjen dhe pyetjet rreth ndërmjetësimit bashkëkohor në lidhje me ndjesinë e prezencës (trupore). Puna e tij përbëhet nga instalacione hapësinore dhe tingullore, ngjarje dhe ndërhyrje, ku ngjarjet zanore (të) ndërmjetësuara veprojnë si elemente qendrore që evokojnë në mënyrë afektive praninë trupore njerëzore, ndërsa herë pas here sinjalizojnë mungesën fizike të saj.
Ekspozitat e fundit personale përfshijnë:
Reading Reading, Galeria Cukrarna, Lubjanë – Slloveni (2023);
0.004 Hz, Aksioma Project Space, Lubjanë – Slloveni (2020);
Reading Reading, Errant Sound Project Space, Berlin – Gjermani (2020).
Ekspozitat e fundit kolektive përfshijnë:
Freeing the Voices, Kunsthaus Graz – Austri (2025);
10th Triennial of Contemporary Art, U3 – Against the Stream of Time, Muzeu i Artit Modern, Lubjanë – Slloveni (2024);
Audiosphere – Sound Experimentation 1980–2020, Museo Nacional Centro de Arte Reina Sofia, Madrid – Spanjë (2020).
E mbështetur nga: Mondriaan Fund