



Vadim Fishkin (l. 1965) jeton dhe punon në Lubjanë.
Lighthouse (1996/2011/2025)
Dark Times (2019–20)
Per bienalen e sivjetme, vepra Lighthouse ("Fari", 1996) nga Vadim Fishkin transformon kullën në një sinjal të gjallë. Dritat pulsuese, te cilat janë të lidhurat me rrahjet e zemrës së artistit ne kohë reale kudo që gjendet, transmetohet përmes teknologjisë mobile. Kjo vepër ka udhëtuar nëpër kontekste te ndryshme dhe tani shndërron monumentin në një fener që sinjalizon vizitorët ne rrugëtimin e tyre përgjatë bienales.
Në Muzeun Arkeologjik po ashtu eshtë e ekspozuar vepra Dark Times ("Kohë të errëta", 2019-20). Koha është një ndër pyetjet e pasosura, së cilës Fishkin i kthehet rregullisht ne praktikën e tij artistike. Koha, si dukuri, përmban dysinë e te qenit edhe fizike, edhe metafizike—pra, edhe objekt i studimit shkencor, edhe forcë plotësisht e pakapshme dhe e pakon-trollueshme qe formëson çdo aspekt të ekzistencës sone si genie të pärkohshme. Ndonëse shohim kohën si një ndër nor-mat mè objektive dhe e masim me saktësi të lartë, mënyra se si e perjetojmë ndikohet vazhdimisht nga impulset dhe dis-ponimet: koha na duket e shkurtër apo e gjatë, varësisht nga gjendja emocionale në të cilën gjendemi.
Fishkin studioi në Institutin e Arkitekturës në Moskë, nga i cili u diplomua në vitin 1986. Puna e tij eksploron marrëdhëniet midis shkencës, përvojës personale, dëshirës dhe imagjinatës, midis metafizikës dhe pragmatizmit, si dhe midis së artificiales dhe së reales. Fusha kryesore e hulumtimit të Fishkin është shkenca dhe metodat e saj studimore, të cilat ai i përdor për qëllime thelbësisht poetike. Shumë nga instalacionet, skulpturat, fotografitë dhe vizatimet e tij formësohen nga ndjeshmëria e tij unike për humorin.
Ekspozitat e fundit personale përfshijnë:
Batteries not included, Loom Gallery, Milano, Itali (2023);
Dark Times, Muzeu i Artit Božidar Jakac, Kostanjevica na Krki, Slloveni (2023);
The Island of the Day Before, Franz Josefs Kai 3, Vjenë, Austri (2022);
Light Weight, DUM project space, Lubjanë, Slloveni (2022).
Ekspozitat e fundit kolektive përfshijnë:
FROM DAWN TILL DUSK, The Shadow in Contemporary Art, Kunstmuseum Bonn, Gjermani (2025);
Echo, Koleksioni i Artit Bashkëkohor të NLB, Lubjanë, Slloveni (2025);
Tired Palm Trees, Muzeu UGM, Maribor, Slloveni (2025);
Shared Horizons, Bienalja e 15-të e Havanës, Kubë (2024).
Lighthouse (1996/2011/2025)
Transmetim i drejtpërdrejtë i rrahjes së zemrës, pranues i rrahjeve përmes Bluetooth, transmetim live përmes smartphone-it, kompjuterit, ndërprerës elektronik, llamba
falënderim i veçantë për: Miha Grcar (software)
Dark Times (2019–20)
orë muri, bojë, tik-tak
Gjithashtu të ekspozuara:
Dark Times (2019–20)