Filloi Programi I Edukimit Dhe Prodhimit “Hapësirat E Përbashkëta”

Jemi shumë të lumtur që sot në Autostrada Hangar kemi filluar me programin e edukimit dhe prodhimit titulluar "Hapësirat e përbashkëta".

Në këtë program kanë aplikuar 115 të rinjë nga e gjithë Kosova (70% gra të reja) dhe prej tyre janë përzgjedhur 36 pjesëmarrës.

Punëtoritë për zhvillim të shkathësive do të realizohen në dy departamente:

- Studio e Dizajnit Industrial që përfshinë projektimin dhe fabrikimin e drurit, metalit dhe tekstilit.

- Komunikimi dhe Mediat e reja që përfshin fotografinë dixhitale, filmin dixhital, dizajnin grafik, gazetarinë dhe shkrimin.

Në kuadër të programit të edukimit do t’i dizajnojmë dhe prodhojmë disa hapësira të jashtme që do të shërbejnë si zona vendtakimi. Të rinjtë duke u bërë pjesë e dizajnimit dhe krijimit të hapësirave të përbashkëta, do të bëhen pjesë e zhvillimit, për të sjellë diskutime dhe ndryshime pozitive.

Ky projekt është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe bashkë financuar nga Komuna e Prizrenit.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)