Autostrada Hangar – Qendër për Art Bashkëkohor, e krijuar nga Autostrada Biennale, është një hapësirë kulturore që funksionon gjatë gjithë vitit me ekspozita, programe edukative, rezidenca artistike dhe aktivitete publike.
Krahas programit tonë të pavarur, hapësirat janë gjithashtu të disponueshme për përdorim dhe rezervim:
🔘 Hangar I – ekspozita, biseda publike, pritje
🔘 Hangar II / Hapësirë Multifunksionale (250 në këmbë / 120 ulur) – konferenca, performanca, shfaqje filmash
🔘 Teatri i Hapur (500 në këmbë / 250 ulur) – aktivitete ditore dhe mbrëmje
🔘 Rezidenca për Artist & Rezidenca II – për pjesëmarrës të programeve
🔘 Studios e Prodhimit & Tekstilit – makina për dru, metal dhe qepje – përdorim sipas projekteve
🔘 Depo për Vepra Arti – ruajtje e sigurt dhe profesionale për vepra arti
🔘 Studio e Edukimit & Hapësirë Takimesh – punëtori dhe sesione bashkëpunuese
🔘 Backstage me ambiente private
Gjatë ditës në Hangar I, kuzhina jonë vegjetariane është e hapur për publikun, duke shërbyer drekë të freskët, kafe dhe ëmbëlsira në një atmosferë mikpritëse. Hapësira mund të rezervohet gjithashtu për dreka private, takime dhe mbledhje të vogla.
Ne ofrojmë kuzhinë vegjetariane dhe catering të brendshëm për evente private dhe publike, bar service, mbështetje teknike dhe nga ekipi, si dhe dokumentim fotografik dhe video.
Një hapësirë e ndërtuar për kulturë, prodhim, mësim dhe bashkim.
Për rezervime dhe informata:
📩 info@autostradabiennale.org
📞 +383 49 415 800
📍 Autostrada Hangar – ITP Prizren, Ndërtesa nr. 5
Rr. Ukë Bytyqi, Innovation and Training Park (ITP)
20000 Prizren, Kosovë
Shfletoni për të parë më shumë nga hapësirat dhe ambientin tonë.