Hapja e ekspozitës “Tregimi i Autostrada Hangar”

Jemi të lumtur që të shtunën në hapësirën tonë për edukim, prodhim dhe ekspozitë e hapëm ekspozitën “Tregimi i Autostrada Hangar” qëllimi i së cilës ishte që ta ndajmë me publikun storjen e rrugëtimit tonë drejt krijimit të institucionit të artit bashkëkohor “Autostrada Hangar”.

Në hapjen solemne morrën pjesë me fjalimet e tyre Bashkëthemeluesja e Autostrada Biennale Znj. Vatra Abrashi, Ministri i Kulturës Z. Çeku, Kryetari i Prizrenit Z. Totaj, përfaqësusja nga GIZ Znj. Qerimi dhe shumë mysafirë, miq, partner dhe mbështetës të Autostrada Biennale.

Mbramja vazhdoi me performancën muzikore nga Jazz Trio franceze “Contraccordiano”, shoqëruar nga vokalisti Claude Vadas e cila u mbështetet nga Ambasada Franceze në Prishtinë. Nata u përmbyll me performancë muzikore të mrekullueshme nga DJ Adrian. 

Duke e parë që ka interes shumë të madhë të audiencave lokale dhe ndërkombëtare për tu njoftuar me procesin e krijimit të hapësirës dhe programeve, ne e kemi parë si shumë të nevojshme organizimin e kësaj ekspozitë e cila do të jetë e hapur për publiku cdo ditë nga dita e Hënë deri të Shtunën prej orës 10:00 deri në 17:00 në Autostrada Hangar (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren).

I falenderojmë partnerët dhe përkrahësit e kësaj ekspozite, GIZ dhe ITP Prizren, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prizrenit.

Artikuj të tjerë
Gazete

Abonohu ​​në buletinin tonë për të marrë lajme, përditësime të këndshme falas dhe produkte të reja të lëshuara (pa postë të padëshiruar!)