








Në Shtëpinë e Shani Efendiut, një prej hapësirave ekspozuese të edicionit të pestë të Autostrada Biennale, mirëpritëm Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj së bashku me Jona Hoxhaj nga kabineti i tij.
Gjithashtu, patëm kënaqësinë të presim nxënësit e klasës së katërt nga shkolla “Mustafa Bakiu”, të shoqëruar nga mësuesja e tyre, znj. Vjollca Gjana. Nxënësit u treguan shumë kureshtarë për ekspozitën dhe për veprat artistike të prezantuara.
Gjatë gjithë muajit shtator, Autostrada Biennale ia ka dedikuar hapësirat e saj vizitave grupore të shkollave fillore dhe të mesme, duke e bërë këtë edicion një përvojë unike për gjeneratat e reja.
Edicioni i 5-të i Autostrada Biennale, i titulluar “Rrymat që shpalosen: Pulsi i kohës” dhe kuruar nga Erzen Shkololli, është i hapur deri më 5 tetor 2025.
E falënderojmë Komunën e Prizrenit për mbështetjen.
Foto: Erza Bata - Ekip i Medias nga Autostrada Biennale