



















Nxënësit e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, së bashku me drejtoreshën Shpresa Tredhaku, vizituan ekspozitën e edicionit të pestë të Autostrada Biennale, kuruar nga Erzen Shkololli dhe titulluar Rrymat që shpalosen: Pulsi i kohës.
Gjatë vizitës, ata u shoqëruan nga ekipi i Bienales, i cili i udhëzoi në hapësirat ekspozuese të qendrës historike, duke i njohur më nga afër me artistët dhe veprat e tyre. Përmes këtij rrugëtimi, nxënësit patën mundësinë të kuptojnë se arti bashkëkohor është një gjuhë e përbashkët që na fton të reflektojmë mbi kohën ku jetojmë, duke zgjuar kureshtje, imagjinatë dhe pyetje të reja.
Falënderojmë shkollën për bashkëpunimin, drejtoreshën për mbështetjen dhe nxënësit për interesimin dhe energjinë e tyre. Ekspozita mbetet e hapur edhe për dy javë, deri më 5 tetor — ju ftojmë ta vizitoni dhe ta përjetoni këtë rrugëtim artistik.
Foto: Tughan Anit