












Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës ka dhënë koncert në Autostrada Hangar në Prizren, të martën mbrëma.
Nën drejtimin e Dario Salvit, koncerti ka nisur me uverturën ‘Joko’ nga Peter Josef von Lindpaintner, për të vazhduar me ‘Koncertin për violonçel dhe orkestër frymore’ nga Friedrich Gulda, me violonçelistin virtuoz Konstantin Manaev, i cili u duartrokit gjatë nga publiku. Pjesa e dytë ishte e rezervuar për uverturën ‘Mbreti i Yvetot-it’ nga Adolphe Adam dhe u përmbyll me ‘Suitë me këngë popullore angleze’ nga Ralph Vaughan Williams.
Foto| Erza Bata, Media Team i Autostrada Biennale