Stacioni i autobusëve

Themelet e para të stacionit të autobusëve në Prizren u vendosën më 1978, ndërsa në vitin 1981 ai u hap për publikun. Stacioni gjithashtu kishte një sallë ku organizoheshin dasma dhe ahengje të ndryshme. Gjatë tendencave të privatizimit në periudhën e pas-Jugosllavisë, stacioni i autobusëve ishte përjashtuar nga lista dhe deri më tani funksionon si objekt publik. 

Autostrada Biennale, në edicionin e parë të saj, stacionin e autobusëve e kishte vendtakim të artistëve, puna e të cilëve trajton politikën e mobilitetit, refugjatët, dislokimin e pakicave, migrimin, shkëmbimin kulturor, pakufishmërinë e imagjinatës, luftën, kufijtë gjinorë, kufijtë e dukshëm dhe të padukshëm në hapësirën bashkëkohore publike. 

Nga 21 korriku e deri më 21 shtator, këto vepra arti ekspozohen në dhomën e pritjes së stacionit, kafene, zyre, tek hapësira jashtë, si dhe në sallën legjendare të dasmave. Edhe ceremonia e hapjes së Autostradës Biennale u mbajt tek stacioni i autobusëve.

Exhibitions
Newsletter

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)