Kishim kënaqësinë që sot, në Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor, t’i mirëpresim producentë nga Los Angeles dhe Londra, të cilët po shqyrtojnë Ballkanin si rajon për xhirimet e projekteve të tyre të ardhshme filmike.
Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen me potencialin që ofron Prizreni për prodhime ndërkombëtare, përmes ekosistemit kulturor dhe organizatave që veprojnë në qytet. Gjatë takimit, ndamë me ta rrugëtimin tonë, përvojën e ndërtimit të një platforme kulturore të hapur dhe të qëndrueshme, si dhe biseduam për mënyra të mundshme bashkëpunimi në të ardhmen në fushën e prodhimit filmik dhe kulturor.
Ndër producentët me përvojë ndërkombëtare që morën pjesë në këtë vizitë ishin Julianna Politsky, Marc Lorber, Emyr Glyn Rees, Grayson Stubbs, Ryan Hawkins dhe Philip Gilpin.
Nga organizatat vendore që morën pjesë në takim ishin Autostrada Biennale, Dokufest dhe Fondacioni Lumbardhi.
Foto: Erza Bata — Ekip i Medias nga Autostrada Biennale