






Pas tre muajsh ekspozitash dhe programi publik, ku hapësirat tona janë vizituar nga shumë vizitorë vendas e ndërkombëtarë, edicioni i 5-të i Autostrada Biennale po shkon drejt përmbylljes.
I shtrirë mes zemrës historike të Prizrenit dhe Zonës së ITP-së, ekspozita — kuruar nga Erzen Shkololli me titull Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës — ka bashkuar artistë dhe vepra frymëzuese, duke e mbushur këtë verë me takime, miqësi dhe tregime që do të mbeten me ne.
Programi përmbyllës më 4 tetor sjell Takimin e Parë Rajonal të IBA-së, performanca, biseda dhe ngjarje muzikore — dhe është gjithashtu mundësia e fundit për ta përjetuar ekspozitën para se të mbyllet.
Shpresojmë të jeni me ne në këto ditë të fundit, për ta nderuar gjithçka që kemi krijuar dhe për ta çuar së bashku më tej këtë rrugëtim.