









Më 6 Nëntor, u organizua një punëtori me artistin e njohur kosovar Sislej Xhafa, i cili jeton dhe punon në New York.
Punëtoria u nda në tre sesione sipas konceptit të artistit. Sesi sesioni i parë u zhvillua para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ku pjesëmarrësit u takuan me artistin. Ata filluan seancën duke angazhuar një sërë lojërash të ndryshme dhe pyetje-përgjigjeve. Qëllimi i këtij sesioni ishte të gjenin se kush genjen dhe mashtron, dhe kush nuk genjen.
Sesioni i dytë vazhdoi në një autobus gjatë rrugës për në Prizren. Në autobus, pjesëmarrësit vazhduan me lojëra, diskutime dhe shprehje të lirë të kritikave që u zhvilluan midis artistit dhe pjesëmarrësve lidhur me konceptin e punëtorisë "Politika pa Maskë: Gënjeshtra si qëndrim."
Sesioni i tretë u zhvillua në Prizren, në Autostrada Hangar, dhe ishte një seancë më aktive dhe interesante. Pjesëmarrësit gjetën dhe bartën disa objekte nga hapësira e Autostrada Hangar dhe pastaj vrapuan ngadalë në shiritin e vrapimit që ndodhet në hapësirën e ITP Prizren. Pas kësaj, ata u ndalën dhe diskutuan më gjatë me njëri-tjetrin. Diskutimet kishin të bënin me artin dhe preknin tema të ndryshme që na rrethojnë në jetën e përditshme. Pjesëmarrësit ishin të hapur për diskutime, për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për të kuptuar se çfarë thonin, edhe nëse tjetri kishte një pikëpamje të ndryshme.
Në fund të seancës, pjesëmarrësit morën pjesë në një aktivitet ku vallëzuan pa muzikë, duke u fokusuar vetëm në dëgjimin e ndjenjave dhe mendimeve të tyre.