Çdo të dielë, gjatë edicionit të 5-të të Autostrada Biennale — Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës, kuruar nga Erzen Shkololli — fëmijët u bënë zemra e Bienales. Përmes lojës, punëtorive dhe krijimit, ata nuk e vizituan thjesht ekspozitën, por e përjetuan, duke marrë me vete emocione dhe kujtime që do t’i shoqërojnë gjatë.
Ditët e Familjes e kthyen Bienalen në një hapësirë ku arti nuk ishte vetëm për t’u parë, por për t’u ndjerë dhe për t’u shndërruar në lojë. Hapësirat e ekspozitës u mbushën me kureshtje, krijimtari dhe të qeshura fëmijësh, duke u bërë pjesë e gjallë e jetës së qytetit.
Faleminderit nga zemra Edis Galushi për udhëheqjen me kujdes të punëtorive, ekipit tonë për përkushtimin e palodhur, si dhe të gjithë fëmijëve dhe familjeve që i mbushën këto momente me energji dhe gëzim.
Një falënderim i veçantë për ProCredit Bank, që mbështeti këtë program dhe beson te gjeneratat e reja — duke kultivuar krijimtarinë, kureshtjen dhe një të ardhme më të shëndetshme.
Shiko tani