















Ditët Familjare dhe Punëtoritë me Fëmijë në Autostrada Biennale
Të dielën e kaluar, Autostrada Biennale u mbush me buzëqeshje e gjallëri. Punëtoritë me fëmijë, sollën një atmosferë plot gëzim: duke luajtur, kënduar, vizituar ekspozitat e edicionit të pestë dhe duke krijuar punime me fantazinë e tyre.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë fëmijët që morën pjesë, për prindërit që i shoqëruan, për Edis Galushin që udhëhoqi punëtorinë me përkushtim e kreativitet, si edhe për ekipin e Autostrada Biennale.
Punëtoria e radhës do të zhvillohet më 24 gusht. Të gjithë prindërit që dëshirojnë të sjellin fëmijët janë të ftuar të regjistrohen përmes formularit në linkun: https://docs.google.com/.../1rcmnlg2C3ENii0_NR.../edit
Numri i fëmijëve është i kufizuar.
Ju mirëpresim me shumë dashuri!
Fotografitë: Erza Bata - Ekipi i Medias së Autostrada Biennale