Së shpejti në Autostrada Hangar: Punëtori krijuese për fëmijë çdo të shtunë

Autostrada Hangar po përgatit lansimin e një programi të ri edukativ për fëmijë, që do të zhvillohet çdo të shtunë duke filluar nga muaji prill.

Ky program sjell një qasje ndryshe ndaj të mësuarit, ku fëmijët do të kenë mundësinë të punojnë drejtpërdrejt me pajisje profesionale për përpunimin e drurit, të certifikuara sipas standardeve evropiane të sigurisë për përdorim nga fëmijët.

Në sudion e edukimit të Autostrada Hangar, ata do të:

  • krijojnë vetë lodrat dhe format e tyre të preferuara,
  • mësojnë të kalojnë nga ideja në realizim,
  • punojnë në grup dhe zhvillojnë bashkëpunimin,
  • forcojnë koordinimin sy–dorë dhe përqendrimin,
  • dhe përjetojnë në mënyrë praktike parimet e STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë).

    Në një kohë kur fëmijët kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në ekran, ky program krijon një hapësirë të domosdoshme ku dora, mendimi dhe imagjinata punojnë bashkë.

    Përmes përvojës direkte dhe krijimit praktik, fëmijët zhvillojnë:
  • vetëbesim dhe ndjenjë arritjeje,
  • mendim krijues dhe kritik,
  • durim dhe fokus,
  • dhe një marrëdhënie të shëndetshme me materialin, teknologjinë dhe procesin.
    Informata të detajuara për programin dhe formën e aplikimit do të publikohen shumë shpejt.

    Qëndroni me ne.
    ——
    E falenderojmë BENMAKER per bashkepunimin dhe mbështetjen.
    Foto: Erza Bata - Ekip i Medias se Autostrada Biennale
Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)