



















Si pjesë e Takimit të Parë Rajonal të IBA-së: Bashkëpunimi Rajonal i Bienaleve dhe programit të përmbylljes së edicionit të 5-të Autostrada Biennale, u mblodhëm në Autostrada Hangar për të reflektuar mbi temën “Ndërtimi i bashkëpunimit në kohë të vështira.”
Takimi hapi një hapësirë për shkëmbim idesh mbi mënyrat se si solidariteti, kujdesi dhe infrastruktura e përbashkët mund të frymëzojnë rrjete më të qëndrueshme dhe rezistente në mbarë rajonin.
Nga diskutimi i mëngjesit dhe dreka e përbashkët, te vizita e Ekspozitës së 10-vjetorit të Autostrada Biennale dhe vizita në hapësirat e prodhimit, depos, hapësira multifunksionale në Hangar 2, dita u shndërrua në një moment kuptimplotë për të imagjinuar forma të reja shkëmbimi, bashkëprodhimi dhe bashkëpunimi që shkojnë përtej projekteve individuale dhe financimeve tradicionale — duke endur marrëdhënie dhe ide që do të vazhdojnë të rriten në ekosisteme të qëndrueshme kulturore.
Një falënderim i përzemërt për: Christian Oxenius (International Biennial Association – IBA); Vatra Abrashi, Leutrim Fishekqiu, Barış Karamuço (Autostrada Biennale); Nevenka Šivavec (MGLC – Ljubljana Biennial of Graphic Arts); Edwige Baron (Berlin Biennale); Hazal Birincioğlu, Ceren Hamiloğlu (Istanbul Biennial); Veton Nurkollari (DokuFest); Niovi Zarampouka-Chatzimanou (Counterpoints Greece); Deniz Erbaş (Çanakkale Biennial); Amanda Masha Caminals (Bienal Climatica); Fivos Sakalis (EMST – Athens); Ljudmila Stratimirović (KC Grad / Art Weekend Belgrade); Maria Lucia Aleman (MAC Panama); dhe Love Ssega (Southbank Centre) për praninë dhe shkëmbimin e tyre kuptimplotë.
Foto nga: Tughan Anit