THIRRJE E HAPUR PËR ARTISTË

THIRRJE E HAPUR PËR ARTISTË: Ndani Portofolin Tuaj

Autostrada Biennale po fillon procesin e kërkimit për edicionin e saj të 6-të dhe dëshiron të ftojë artistë lokalë nga Kosova dhe rajoni përreth që të ndajnë portofolët e tyre me ne.

Edicioni i ardhshëm do të kurohet nga Lucia Pietroiusti, puna e së cilës eksploron marrëdhëniet mes artit, ekologjisë, ndjeshmërisë, tregimit të historive, mitit dhe botës së gjallë. Si pjesë e hulumtimit të hershëm kuratorial, po mbledhim portofolë nga artistë që punojnë në praktika dhe disiplina të ndryshme.

Kjo nuk është një aplikim apo proces përzgjedhjeje. Qëllimi është thjesht të mbledhim portofolë nga artistë lokalë dhe rajonalë, në mënyrë që t’i ndajmë me kuratoren ndërsa ajo fillon kërkimin dhe njohjen më të thellë me peizazhin artistik në Kosovë dhe rajonin përreth.

Mirëpresim portofolë nga artistë të të gjitha moshave, prejardhjeve dhe mediumeve artistike.

Ju lutemi dërgoni një PDF të vetëm (maks. 10 MB) që përfshin:

Një biografi të shkurtër të artistit
Një përzgjedhje të punëve të fundit (me titujt, vitet dhe përshkrime të shkurtra)

Ju lutemi dërgoni portofolin tuaj në email: info@autostradabiennale.org dhe plotësoni formularin në linkun:
https://docs.google.com/.../1_tSHE63iY.../edit

Afati i fundit: 20 Mars 2026.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)