THIRRJE PËR PUNË – Mikëpritje, Info-Desk & Shop
Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor po kërkon një punëtor/e për mikëpritje, info-desk dhe shop.
Kualifikimet:
- Minimum 2 vite përvojë (mikëpritje/info desk/shitje)
- Njohuri të avancuara në shqip & anglisht
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi
- Fleksibilitet dhe interes për artin bashkëkohor
Detyrat kryesore:
- Mirëpritja e vizitorëve dhe ofrimi i informacionit për ekspozitat, programet dhe hapësirat
- Ofrimi i shërbimeve në info-desk, shop dhe shërbimet e mikëpritjes (bar/kafe)
- Sigurimi i estetikës dhe rregullit të hapësirave publike
- Mbështetje në evente, hapje ekspozitash dhe aktivitete publike
- Orientimi i audiencave të ndryshme (lokale dhe ndërkombëtare)
Vendi i punës: Autostrada Hangar, ITP Prizren
Periudha: Gusht – Dhjetor 2025 (me mundësi vazhdimi)
Orari:
- Deri në tetor: E mërkurë – E diel (40 orë/javë)
- Tetor – Dhjetor: E hënë – E premte (40 orë/javë)
Si të aplikoni:
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit: 15.08.2025