Muzeu Arkeologjik

Muzeu Arkeologjik është vendosur në hapësirat e hamamit, i ndërtuar në fundin e shekullit XV, respektivisht në vitin 1498. Ndërtuesi i këtij hamami supozohet të jetë Shemsudin Ahmed beu. Në mungesë të burimeve të shkruara, nuk dihet se deri në cilin vit është përdorur si hamam, por dihet se në mesin e shek. XIX hamami nuk e ka kryer funksionin e tij fillestar, kur mbi hapësirën e ngrohtë është ndërtuar Kulla e Sahatit nga ana e Eshref Pashë Rrotullit. Gjatë hulumtimeve arkeologjike të bëra në vitin 2003, në anën jugore të objektit janë konstatuar mbetjet e hapësirës së ftohtë (pjesa hyrëse) të hamamit mbi të cilën është ndërtuar objekti i banimit. Në bazë të këtij fakti mund të konstatohet se në shek. XIX hamami ishte pjesërisht i rrënuar. Objekti ishte lënë pas dore dhe shfrytëzohej nga banorët përreth si depo, deri në vitin 1972 kur filluan punët restauruese dhe konservuese. Më 17 nëntor të vitit 1975 bëhet hapja solemne e objektit, por me destinim të ri, hamami shndërrohet në Muze Arkeologjik. Muzeu trajton materialin arkeologjik nga lokalitete arkeologjike nga regjioni i Prizrenit, gjegjësisht të komunës së Prizrenit, Dragashit, Rahovecit dhe të komunës së Suharekës. Muzeu Arkeologjik ka vlerë të jashtëzakonshme, pasi paraqet një ndërtesë të veçantë me dy tipologji. Përveç vlerës arkitektonike dhe artistike, në muze prezantohen edhe eksponate me vlera historike dhe shkencore.

Exhibitions
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)