







Kënaqësi të mirëprisnim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, dhe Konsullin, z. Francesk Fusha, në Qendrën për Art Bashkëkohor “Autostrada Hangar”.
Gjatë vizitës, dy nga bashkëthemeluesit e Autostrada Biennale, Vatra Abrashi dhe Leutrim Fishekqiu, prezantuan hapësirat e reja të Hangarit dhe diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit për edicionin e pestë të “Autostrada Biennale”, i cili do të mbahet këtë verë në Prizren, nga data 5 korrik.