











Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, vizitoi edicionin e pestë të Autostrada Biennale, kuruar nga Erzen Shkololli, me titull “Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës”.
Gjatë vizitës, Kryeministri pati mundësinë t’i shohë ekspozitat e edicionit të pestë në zonën e ITP Prizren dhe njëkohësisht të njihet nga afër me ekspozitën e 10-vjetorit të Autostrada Biennale, e cila dokumenton rrugëtimin dhe zhvillimin e saj ndër vite, si dhe zgjerimin me hapësira të reja të Qendrës për Art Bashkëkohor – Autostrada Hangar.
Autostrada Biennale shpreh falënderim për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës.
Foto: Erza Bata - Ekip i medias nga Autoatrada Biennale