Vizitoni Ekspozitën “Fusha E Lulediellit” Nga Artistja Agnes Denes

"Të gjithë mund të jemi si luledielli, të rritemi, të ushqehemi, të pajisim të tjerët me pasurinë tonë, të kthehemi kah Dielli, e të reflektojmë për nxehtësinë e Diellit drejtuar të gjitha krijesave të gjalla” Agnes Denes.

Agnes Denes, një artiste ikonike feministe me origjinë hungareze, e cila jeton e vepron në New York, deklaroi në Manifeston e saj të vitit 1969, se donte ta braktiste kullën e fildishtë të studios së saj dhe të hynte në botën e shqetësimeve të vërteta globale, “duke komunikuar të pakomunikueshmen”, “duke vizualizuar të padukshmen”, “duke mos i pranuar kufizimet që shoqëria i ka pranuar” dhe “duke këmbëngulur në kërkimin e përjetshëm”.

Fushë e Lulediellit 2022 mund ta vizitoni nga e hëna deri të shtunën nga ora 10:00-17:00 përballë Autostrada Hangar në ITP Prizren.

Edicioni i 3-të dhe i 4-të i Autostrada Biennale kurohet nga Övül Ö. Durmusoglu dhe Joanna Warsza. Edicioni i 4-të do të zhvillohet në verën e vitit 2023.

Fushë e Lulediellit 2022 nga Agnes Denes prezantohet nga Autostrada Biennale në partneritet me ITP Prizren.

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)