SHESHI I LIDHJES

Sheshi paraqet një kryqëzim të shtresimeve historike, të cilat datojnë nga tri periudha dhe ideologji të ndryshme: rrënojat arkeologjike nga antikiteti i vonë; minarja e mbetur e Xhamisë Arasta, që daton nga shekulli 19 dhe e cila u shkatërrua në vitin 1963; dhe një ndërtesë moderniste nga gjysma e dytë e shekullit 20, e ndërtuar në stilin modernist socialist jugosllav. Në kryqëzim të këtyre tri konteksteve gjenden mbetjet e një monumenti antifashist “Heronjtë e Popullit – Agimi i Lirisë”, i formësuar nga një kornizë drejtkëndëshe me një hapësirë rrethore në qendër. Monumenti u prezantua për publikun në 1984 për të nderuar dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore: Xhevdet Doda, Emin Duraku, Mustafa Bakiu, Slobodan Sercevic, Jovanka Radiovojevic dhe Dragiza Nekic. Sot, statujat prej bronzi janë larguar, kurse vetëm struktura nga betoni, i ngjyrosur në të bardhë ka mbetur.

Artistët

Alban Muja