The Waters Of Prizren, 2021

Bora Baboçi

Në Prizren është një thënie: “Kur e çon një shkëmb, rrjedh uji”. Ujërat lokalë të qytetit janë të gjithë ujëra të pijshëm. Dy rrugët kryesore ujore ushqejnë qytetin, njëra prej të cilave quhet Katërdhjetë Bunarët. Në një udhëtim kërkimor në Prizren, artistja dhe arkitektja Bora Baboçi vizitoi vendet e sistemit të furnizimit me ujë dhe takoi kujdestarët e tyre. Disa burime ndodhen në shpella pranë shpatit të malit, të tjera në malet përreth qytetit, e disa të tjera janë nënujore. Vepra akustike që ka rezultuar, si dhe gouache dhe vizatime të bëra në terren, janë raporti i këtij udhëtimi. Është një homazh për ujin dhe lumin që përvijon dhe ushqen qytetin, por është gjithashtu një thellim në infrastrukturën rrjedhëse komplekse të tyre. Vepra gjarpëron mes kuptimit të ujit si burim i jetës, ujit si e mirë e përbashkët, dhe kanaleve të tij shpërndarëse arkaike dhe bashkëkohore. Ndërsa ecë ose ulesh në kopshtin Hidroelektrana do të dëgjosh tinguj të turbinave, motorëve, rrjedhës së tejmbushur. Krahas rrymës së Lumbardhit do të dëgjosh gjithashtu një lum tjetër—të trazuar dhe të paparashikueshëm—lumi Shannon në Limerick, Irlandë, një nga lumenjtë e shumtë në qarkullimin planetar të ujit, duke u mirëmbajtur jetën, kudo që jemi.

Tekstet e koreve janë frymëzuar nga libri me poezi kushtuar burimeve të ujit të Prizrenit nga Altay Suroy Recepoğlu: Prizren Çesmeleri

Bora Baboçi (1988) ka lindur në Tiranë dhe jeton në Shkodër.

Hapësira: Hidroelektrana Prizrenasja

Credit: