Ambasada Gjermane në Kosovë viziton Autostrada Biennale 5

Këtë javë patëm kënaqësinë të mirëpresim ekipin e Ambasadës Gjermane në Kosovë për një vizitë të udhëhequr në hapësirat e edicionit të pestë të Autostrada Biennale — nga zona e ITP-së deri në qendrën historike të Prizrenit, duke përfshirë edhe Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor. Të udhëhequr nga ekipi ynë, ekipi i Ambasadës eksploroi hapësirat ekspozuese dhe zbuloi se si ky edicion bashkon artin bashkëkohor me trashëgiminë. I falënderojmë sinqerisht për vizitën e tyre.

Kanë mbetur vetëm edhe dy javë për të përjetuar hapësirat ekspozuese të edicionit të pestë të Autostrada Biennale, kuruar nga Erzen Shkololli me titullin “Rrymat që shpalosen: Pulsi i kohës”.
Mos e humbni mundësinë për të qenë pjesë e këtij udhëtimi!

Foto nga: @tughann

Artikuj të tjerë
Buletini

Subscribe to our newsletter to receive news, cool free stuff updates and new released products (no spam!)